Shqiptari e pëson nga Gjykata Sportive italiane

Futboll

Shqiptari e pëson nga Gjykata Sportive italiane

Më: 4 mars 2021 Në ora: 19:39
Shqiptari e pëson nga Gjykata Sportive italiane

Futbollisti Marash Kumbulla nuk do të jetë në dispozicion të Fonsekës për ndeshjen e së dielës kundër Genoas.

Mbrojtësi shqiptar është dënuar ditën e sotme nga Gjykatësi Sportiv në Itali me 1 ndeshje pezullim. Shkak për këtë janë bërë protestat në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme kundër Fiorentinës.

Talenti i Kombëtares kuqezi e nisi titullar sfidën e mbrëmshme pas një periudhe pushim për shkak të dëmtimit.

Kumbulla zhvilloi një paraqitje të mirë ndaj violëve, por protestat për një faull gjatë lojës bënë që Gjykatësi Sportiv të dilte me një vendim për pezullim të lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat