Ekipi i madh gjerman pranë rënies nga liga pas 30 viteve

Futboll

Ekipi i madh gjerman pranë rënies nga liga pas 30 viteve

Më: 6 mars 2021 Në ora: 00:17
Schalke 04

Schalke 04 nuk arriti më shumë se një barazim pa gola sonte ndaj Mainzit, ekip që po lufton gjithashtu për mbijetesë.

Sezoni 2020/21 nuk iu doli aspak siç pritej ekipit të njohur gjerman, Schalke 04. Dikur garonte për titull dhe merrte pjesë në Champions League, tani Schalke 04 është e fundosur në tabelë në pozitën e fundit.

Ata kanë arritur të grumbullojnë vetëm 10 pikë në 24 xhirot e këtij edicioni në Bundesligë.

Schalke aktualisht është tetë pikë larg “shpëtimit”, ndërsa as kalendari nuk e favorizon ekipin e ri të Shkodran Mustafit.

Atyre u kanë mbetur edhe 10 ndeshje për të shpëtuar nga rënia, e cila do të vinte pas 30 viteve.

Brenda këtyre 10 ndeshjeve, Schalke do të ketë punë edhe me ekipet e forta siç janë Borussia Monchengladbach, Bayer Leverkusen, Hoffenheim e Eintracht Frankfurt.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat