Milani me një detyrë të veçantë, po monitoron dyshen e Veronës

Futboll

Milani me një detyrë të veçantë, po monitoron dyshen e Veronës

Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:29
Milan

AC Milan do të përballet ndaj Hellas Verona për ndeshjen e 26-të në Serie A.

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, Milani do të monitoroi nga afër lojtarët Matteo Lovato dhe Mattia Zaccagni kundër Veronës.

Rosonerët kanë vendosur vëmendjen e tyre te lojtarët e rinj, por me Napolin i cili po u bën konkurrencë gjigantëve italian.

Zaccangi nuk dëshiron të nënshkruajë një kontratë rinovimi me klubin dhe dëshiron të largohet në fund të sezonit.

25 vjeçari ka pesë gola dhe shtatë asistime në 24 ndeshje të Serie A deri më tani këtë sezon.

Kjo do të jetë një provë për lojtarët që të dëshmojnë veten e tyre dhe të sigurojnë pëlqimin e drejtuesve të Rosonerëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat