Luhet akti i 23-të i Superiores, në fushë dy gjigantët e kryeqytetit

Futboll

Luhet akti i 23-të i Superiores, në fushë dy gjigantët e kryeqytetit

Më: 7 mars 2021 Në ora: 08:58
Java e 23

Nis sot java e 23-të e Kategorisë Superiore, teksa tre ndeshje zhvillohen sot. Në fushë në orën 13:00 zbresin kampionët e Tiranës, që udhëton në Kamzë për të sfiduar Kastriotin.

Bardheblutë synojnë fitoren e tretë radhazi për t’u futur në lojë për një vend në Europë dhe synuar më pas një zinxhir fitoresh, siç ndodhi vitin e kaluar. Kastrioti nga ana tjetër po tregon se mund të sfidojë me të njëjtën monedhë çdo kundërshtar.

Në të njëjtën orë në Ballsh luhet Bylisi-Teuta, me durrsakët që shkojnë si favoritë dhe fitoren e kanë detyrim. Nga ana tjetër Ballshi është një nga fushat më të vështira në Superiore.

Në orën 16:00 në fushë zbret gjiganti tjetër i kryeqytetit, Partizani. Të kuqtë përballen me Skënderbeun në “Elbasan Arena”. Skuadra e Ilir Dajës kërkon fitoren pas dy barazimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat