Të gjitha faktet që duhet t’i dini për ndeshjen Juventus Porto

Futboll

Të gjitha faktet që duhet t’i dini për ndeshjen Juventus Porto

Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:47
Të gjitha faktet që duhet t’i dini për ndeshjen Juventus Porto

Kampionët në fuqi të Italisë, Juventus dhe Portugalisë, Porto zhvillojnë sonte ndeshjen kthyese për kualifikimet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë skuadra kampione e Portugalisë, Porto shënoi fitore me rezultat 2-1, në atë ndeshje shkëlqeu sulmuesi Moussa Marega me një gol ne fundin e pjesës së pare për të dyfishuar rezultatin e Portos, super talenti Italian Frederico Chiessa ngushtoi rezultatin në pjesën e dytë duke i shtuar edhe më shumë “zjarr” këtij ballafaqimi për ndeshjen kthyese që zhvillohet sonte nga ora 21:00 në Allianz Stadium.

“Zonjës së Vjetër” sonte në ndeshjen kthyese i rikthehet mbrojtësi Matthijs de Ligt por nuk pritet të jetë nga fillimi, pa marrë parasysh rikthimet e disa lojtarëve kryesor nga lëndimet sonte do të mungojë argjentinasi Paolo Dybala i cili nën drejtimin e Pirlos ka qenë një nder lojtarët më të mirë të skuadrës.

Duke kaluar një ndër sezonet më të mira individuale është edhe sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata që pritet të startojë në vijën e sulmit bashkë me Cristiano Ronaldon, duke vendosur në bankën rezervë futbollistin suedez Dejan Kulusevski.

Skuadra e Portos për ndeshjen kthyese pritet që të ketë të gjithë lojtarët e 11-shes së parë në dispozicion.

Juventus pritet që të fillojë ndeshjen me këtë 11-she sonte: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Demiral, Sandro; Chiesa, Rabiot, McKennie, Ramsey; Morata, Ronaldo

Kurse skuadra e kampione e Portugalisë Porto pritet që te zbresë në fushë me këtë 11-she : Marchesin; Manafa, Pepe, Mbemba, Zaidu; Oliveira, Uribe, Otavio, Corona; Taremi, Marega

Kjo ndeshje do të përcaktojë jo vetëm fatin e Juventus në Ligën e Kampionëve por më shumë mundësi edhe të ardhmen e Cristiano Ronaldos në Juventus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat