Zbulohet sekreti i Messit: Si i parandaloi ai të vjellat gjatë ndeshjeve

Futboll

Zbulohet sekreti i Messit: Si i parandaloi ai të vjellat gjatë ndeshjeve

Më: 24 mars 2021 Në ora: 10:13
Lionel Messi

Disa vite më parë, Lionel Messi vuante nga vjellja të pakontrolluara para dhe gjatë ndeshjeve dhe tani është zbuluar sesi ylli i Barcelonës ia doli ta tejkalojë këtë problem.

Messi ishte këshilluar me specialistin Dr Giuliano Poser, i cili ia kishte përshkruar një dietë për ta parandaluar vjelljen.

Gjëra si alkooli, mielli, mishi i kuq dhe pijet e gazuara ishin në mesin e artikujve të hequr nga menyja e Messit.

Argjentinasi u këshilla të pijë çaj herba. Poster e nxiti Messin të punojë edhe në shëndetin e vet mendor.

 “Perime, fruta sezonal dhe ujë i mirëfilltë mineral janë shumë të nevojshëm për muskujt tanë”, ka thënë Poster.

“Duhet ta ulni marrjen e ushqimeve të përpunuara apo ushqimeve të ndotura me pesticide, herbicide, antibiotik dhe ilaçe”, shtoi ai.

Sulmuesi i Barcelonës nuk është i vetmi yll i futbollit që u këshillua me Posterin, pasi të njëjtën e kishin bërë edhe Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat