Anglia luan të enjten në Wembley kundër ekipit më të dobët në botë

Futboll

Anglia luan të enjten në Wembley kundër ekipit më të dobët në botë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:43
Anglia luan të enjten në Wembley kundër ekipit më të dobët në botë

Kombëtarja e Anglisë fillon rrugëtimin për në kualifikimet për Kupën Botërore, në Wembley, të enjten kundër Kombëtares së San Marinos, e cila në ranglistn e FIFAs është në listën e fundit.

San Marino do të rikthehet në aksion pas katër muajsh pa luajtur futboll për shkak të problemev të shkaktuara nga pandemia Covid19.

Mesfushori i San Marinos, Lorenzo Lunadei, 23 vjeç, i cili punon si një tregtar makinash përtej kufirit në Itali, ka deklaruar se do të shumë vështirë ndaj një skuadre plotë yje siç është Anglia.

“Ne jemi nervoz sepse do të përballemi me një ekip të shkëlqyeshëm. Ne sapo filluam të luanim disa javë më parë sepse kampionatet amatore në Itali dhe San Marino u ndaluan nga Qeveria për shkak të pandemisë”, ka deklaruar Lunadei për tabloidin anglez të njohur “The Sun”, transmeton Insporti.

Ai po ashtu ka zbuluar edhe profesionin tjetër që ka përveç futbollit.

“Unë punoj si tregtar makinash në Autocom Riccione për dy vjet. Zgjohem në 7:30 të mëngjesit, pastaj lëviz në zyrën ku punoj deri në orën 19:00 me një pushim të vogël dreke në mes”, përfundoi ai.

Kujtojmë se, momenti më i famshëm në historinë të San Marinos ishte kur sulmuesi, Davide Gualtieri shënoi kundër Anglisë pas vetëm 8.3 sekondash në Kupën e Botës 1993, ku “Tre Luanët” në fund fituan 7-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat