Ky është tifozi i vetëm që arriti të bënte fotografi me Ibrahimovicin

Futboll

Ky është tifozi i vetëm që arriti të bënte fotografi me Ibrahimovicin

Më: 27 mars 2021 Në ora: 21:24
Zlatan Ibrahimovic

Kombëtarja e Suedisë do të luajë nesër me Kosovën në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Ekspedita suedeze sot ka arritur në Kosovë, teksa kanë zhvilluar edhe stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me ekipin suedez është edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shumë tifozë edhe në Kosovë

Një tifoz i vogël i Ibrahimovicit, Amar Maloku ka arritur që të bëjë një foto me yllin e Milanit.

Ai në duar mbante një fotografi të Ibras, teksa u fotografua me idollin e tij të futbollit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat