Media suedeze zbulon formacionin e Suedisë ndaj Kosovës

Futboll

Media suedeze zbulon formacionin e Suedisë ndaj Kosovës

Më: 28 mars 2021 Në ora: 18:31
Media suedeze zbulon formacionin e Suedisë ndaj Kosovës

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot takimin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, ndaj Suedisë, takim ky i cili zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sipas gazetës së njohur suedeze, “Sportbaldet”, trajneri i Suedisë, ka vendosur për formacionin ndaj Kosovës, ku në theks është zëvendësimi i yllit të Juventusit, Dejan Kulusevski, me Emil Forsberg.

Portieri Robin Olsen është rikuperuar nga lëndimi, por në portë pritet të vazhdojë të jetë Kristoffer Nordfeldt.

Në sulm pritet të jenë ylli i Real Sociedad, Alexander Isak, i cili partner do ta ketë legjendën e futbollin, Zlatan Ibrahimovic.

Formacioni potencial i Suedisë:

Nordfeldt – Lustig, Lindelöf, Helander, Augustinsson – Claesson, Olsson, Larsson, Forsberg – Isak, Ibrahimoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat