Derbi i madh në Therandë, Prishtina mobilizon forcat

Futboll

Derbi i madh në Therandë, Prishtina mobilizon forcat

Më: 3 prill 2021 Në ora: 17:07
Derbi i madh në Therandë, Prishtina mobilizon forcat

Të gjithë janë në pritje të ndeshjes mes Ballkanit nga Theranda dhe Prishtinës. Ky është derbi i madh i skuadrave që pretendojnë titullin e kampionit. 

“Ballkani nesër (15.00) e pret Prishtinën në kuadër të javës së 27-të. Distanca ndërmjet skuadrës së parë në renditje dhe asaj të tretë është vetëm 4 pikë. Vendasit do të luftojnë ta thellojnë epërsinë, kurse mysafirët për ta ngushtuar atë. Thjesht ndeshje mjaft përcaktuese për vazhdimin e luftës për titull.

Dy skuadrat në këtë edicion kanë nga një fitore në fushën e saj, Ballkani 2:1 ndërsa Prishtina 1:0. 

Në fakt, bardhekaltrit nuk kanë gëzuar formë në dy ndeshjet e fundit kampionale duke marrë vetëm një pikë dhe duke iu bashkëngjitur edhe ndeshjen për Kupë, janë tre ndeshje pa shënuar gol. Dhe, nuk ka rast më të mirë se sa ndaj liderit të tregohet forca e skuadrës dhe me fitore të rikthej fuqishëm betejën për titull.

Skuadrës për këtë ndeshje i rikthehen edhe dy mungesat e theksuara ndaj Gjilanit, mesfushori Qendrim Zyba dhe sulmuesi Alban Shillova”, shkruan mes të tjera në faqen e Prishtinës.

Java XXVII
Ballkani – Prishtina
E diel, 4 prill – ora: 15.00
Stadiumi i qytetit
Gjyqtarë: Sh. Murtezi, E. Bicaj, F. Jashari, S. Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat