Ja kujt i është besuar derbi i javës në Ligën e Parë të Kosovës

Futboll

Ja kujt i është besuar derbi i javës në Ligën e Parë të Kosovës

Më: 8 prill 2021 Në ora: 18:44
Ja kujt i është besuar derbi i javës në Ligën e Parë të Kosovës

Duele shumë interesante pritet të zhvillohen në javën e 22-të në Ligën e Parë.

Kështu në ndeshjen ndërmjet Dukagjinit dhe Istogut, e cila konsiderohet si ndeshja e vitit, pasi që dy skuadrat kanë pretendimet për t’u inkuadruar në Superligë, drejtësia i është besuar gjyqtarit Tefik Maloku. ‘Bilbili’ nga Podujeva do të shoqërohet nga asistentët Bekim Rama dhe Visar Kupina.

Në një tjetër ndeshje tejet të rëndësishme në Ligën e Parë, sikurse ajo ndërmjet Vitisë dhe Flamurtarit, drejtësia i është besuar Gramos Shala.

Shala do të shoqërohet nga asistentët Visar Kelmendi dhe Taulant Ibërdemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat