VAR vendosi vijat gabim, ia anuloi golin e rregullt WBA-së

Futboll

VAR vendosi vijat gabim, ia anuloi golin e rregullt WBA-së

Më: 13 prill 2021 Në ora: 14:25
VAR vendosi vijat gabim, ia anuloi golin e rregullt WBA-së

Ndeshja e Premierligës Angleze ndërmjet West Bromit dhe Southamptonit ka prodhuar një tjetër incident të madh të sistemit VAR.

WBA shënoi gol brenda pesë minutave të parë të ndeshjes por gjyqtari anësor ngriti flamurin për pozicion jashtë loje.

VAR pas disa minuntave zbuloi se Bartley ishte në pozicion “offside”, por që i njejti nuk shënoi apo ndikoi në aksion, duke vendosur vijat teknologjike gabim.

Shënues i golit ishte një futbollist tjetër, që nuk ishte “offside”.

Ky vendim ka ngritur reagime të shumta në komunitetin e futbollit anglez, madje kanë filluar edhe kërkesat që VAR të largohet nga sezoni i ardhshëm.

Megjithatë, WBA arriti të fitonte ndeshjen me rezultat 3:0 kundër Southamptonit, duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund të vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat