Ylli i Spanjës: Trajneri na foli një orë për Kosovën, mendova se po luajmë kundër Brazilit

Futboll

Ylli i Spanjës: Trajneri na foli një orë për Kosovën, mendova se po luajmë kundër Brazilit

Më: 13 prill 2021 Në ora: 22:26
Challandes

Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka folur për zhvillmet e fundit në skuadrën e “Dardanëve” pas takimeve të muajit mars.

Challandes, i ftuar në emisionin Rubikon, foli për disa çështje të ngritura së fundmi pas humbjeve të Kosovës në kualifikimet e Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Ai deklaroi se futbollisti i Spanjës, Dani Olmo, kishte thënë se përgatitja për Kosovën ishte shumë më intensive se ndaj Gjermanisë, kombëtare të cilën e kishin mposhtur 6:0 vetëm katër muaj më parë në Sevilla.

““Ne kemi folur me një lojtar të Spanjës, Olmo. Ai njihte një lojtar tonin, Lirim Kastratin. Ai tha: Ne po luajmë sot kundër Brazilit.

Trajneri (Luis Enrique) ka folur një orë për Kosovën, ka treguar video, duke thënë se është ekip i rrezikshëm.

Ai tregoi që në fitoren 6:0 ndaj Gjermanisë, ai kishte folur vetëm 10 minuta”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat