PSG i vendos ultimatum Neymarit për të nënshkruar rinovimin

Futboll

PSG i vendos ultimatum Neymarit për të nënshkruar rinovimin

Më: 15 prill 2021 Në ora: 14:30
Neymar

Çështja Neymar është hapur sërish. PSG është duke provuar t’ia rinovojë kontratën, që i skadon në vitin 2022, por ende asgjë s’ka ndodhur.

Ata e dinë që Neymar është i interesuar të rikthehet te Barcelona.

Sipas L’Equipe, PSG është nervozuar dhe janë duke i bërë presion që të nënshkruajë brenda dy javëve të ardhshme, para se të luajnë ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinale.

Media franceze raporton se PSG ka kërkuar nga Neymar të mos flas dhe të nënshkruajë kontratën që është përgatitur.

PSG dëshiron që braziliani të nënshkruajë deri në vitin 2027, atëherë kur do jetë 35-vjeçar. Me këtë kontratë të gjatë, do ishte e mjaftueshme që Neymar të ‘blindohet’ në “Parkun e Princave”.

Tani e gjitha varet nga Neymar. Nëse dëshiron të luajë me Leo Messin, atëherë klubi do negociojë me Barcelonën. Nëse dëshiron qëndrimin, atëherë do rinovojë kontratën e ofruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat