Përfundon pa gola pjesa e parë ndërmjet Chelseat dhe Man Cityt

Futboll

Përfundon pa gola pjesa e parë ndërmjet Chelseat dhe Man Cityt

Më: 17 prill 2021 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt në kaudër të gjysmëfinales së FA Cup.

City pati kontrollin e lojës, pasi ata kishin topin më shumë në posedim në pjesën e parë.

“Citizens” kërkonin të rrezikonin përmes aksioneve sidomos nga krahët, ndërsa “The Blues” rrinin gati për kundërsulmet e tyre.

Por, Chelsea arriti të rrezikojë përmes disa kundërsulmeve, ku dy raste të mira i pati Chilwell.

Edhe Reece James plasoi një goditje të fuqishme në drejtim të portës së Manchester Cityt, por që goditja nuk ishte në kuadratin e portës.

Rezultati i pjesës së parë, Chelsea 0-0 Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat