Gjyqtarët e gjysmëfinales së parë, do ta drejtojnë edhe duelin e dytë mes Llapit dhe Prishtinës

Futboll

Gjyqtarët e gjysmëfinales së parë, do ta drejtojnë edhe duelin e dytë mes Llapit dhe Prishtinës

Më: 20 prill 2021 Në ora: 18:38
Pamje nga ndeshja

Të mërkurën Llapi e pret Prishtinën në takimin e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Në Podujevë, Llapi e zhvillon takimin pas fitores në ndeshjen e parë me rezultat 3-2 në “Fadil Vokrri”.

Kjo pritet të jetë përparësi e madhe për djelmoshat e Tahir Batatinës që po e kërkojnë finalen e madhe.

Drejtësinë në këtë ndeshje do ta ndajnë gjyqtarët e njëjtë si në ndeshjen e parë. Shpëtim Murtezi do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Selim Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat