Ceferin: Manchester City, mirësevjen në familjen e futbollit evropian

Futboll

Ceferin: Manchester City, mirësevjen në familjen e futbollit evropian

Më: 20 prill 2021 Në ora: 23:03
Aleksander Ceferin

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin e ka përshëndetur vendimin e Manchester Cityt për t’u larguar nga Superliga Evropiane duke e cilësuar atë si një rikthim në familjen evropiane të futbollit.

“Unë jam i kënaqur dhe mirëpres Manchester Cityn përsëri në familjen evropiane të futbollit. Ata kanë treguar inteligjencë të madhe.

City është një pasuri e vërtetë për lojën dhe unë jam i kënaqur që po punoj me ta për një të ardhme më të mirë ”, ka thënë Ceferin.

Pas Manchester Cityt pritet që edhe disa skuadra të tjera të mëdha evropiane të latrgohen nga kjo garë e re e cila u krijua të dielën e kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat