Ish lojtari që dikur ishte kërcënim i madh për Prishtinën, pëson sulm në zemër 

Futboll

Ish lojtari që dikur ishte kërcënim i madh për Prishtinën, pëson sulm në zemër 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2021 Në ora: 14:44
Ish lojtari që dikur ishte kërcënim i madh për Prishtinën, pëson sulm në zemër 

Ish futbollisti i mirënjohur boshnjak, Semir Tuce, si lojtar gjithmonë ka qenë kërcënim i madh për klubin e futbollit Prishtina, ka pësuar sulm në zemër! 

“Lojtari legjendar i Velezhit nga Mostari, Semir Tuce, pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij në Kriens të enjten, njoftojnë media zvicerane.

Raportohet se është operuar në të njëjtën ditë në spitalin në Luzern. Operacioni ishte i suksesshëm dhe Tuce po shërohet me sukses dhe po ndihet mirë.

Tuce ka qenë prej brezave më të famshëm të Velezhit, i cili fitoi Kupën Marshal Tito në vitin 1986 me një fitore në finale kundër Dinamos së Zagrebit, me rezultat 3:1 dhe në të njëjtin vit ai u zgjodh futbollisti i vitit në ish RFSJ”, shkruan mes të tjera media boshnjake “Klix.ba”.

Ai në vitet e 90-ta, u paraqit për ekipin zviceran Luzern dhe lojës aktive i dha fund në vitin 1995. Tuce jeton dhe vepron në shtetin zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat