Presidenti i UEFA-s tallet përsëri: Reali, Barça dhe Juve mendojnë se toka është e sheshtë

Futboll

Presidenti i UEFA-s tallet përsëri: Reali, Barça dhe Juve mendojnë se toka është e sheshtë

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:46
Presidenti i UEFA-s tallet përsëri: Reali, Barça dhe Juve mendojnë se toka është e sheshtë

Aleksander Çeferin ka arritur këtë javë ndoshta suksesin më të madh të karrierës së tij si drejtues i UEFA-s. Kreu i organizatës ndërkombëtare ndaloi zhvillimin e Superligës e në këtë mënyrë shpëtoi edhe institucionin e tij nga humbja e miliarda eurove përfitime në vite nga turneu në fjalë.

Si fitues, tashmë atij i ka ardhur radha që të kërkojë ndëshkime për pjesëmarrësit e këtij “grushti shteti” të mirëfilltë e sidomos ndaj atyre që e organizuan atë e nuk janë tërhequr ende. Në një intervistë të dhënë për mediat britanike, ai ka vazhduar me talljet kundër këtyre klubeve.

“Kjo përpjekje e përbashkët për ta ndalur, tregoi se jo gjithçka është në shitje, që nuk mund të vish me miliarda dhe të thuash “Unë nuk pyes për traditën, historinë, gjërat që ju dashuroni, pasi unë kam para mjaftueshëm dhe mund të blej gjithçka”. Nuk ka shans! Nuk kalon!

Dënime? Të shohim. Të gjithë duhet të vuajnë pasojat e asaj që kanë bërë dhe nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nuk mund të bësh diçka të tillë dhe të thuash pastaj se je dënuar se të gjithë të kanë inat. Problemet e tyre nuk janë prej të tjerëve, por të vetë atyre. Nuk është aspak OK ajo që bënë dhe do të shohim në ditët në vijim çfarë do të bëjmë rreth tyre.

Por për mua ka një ndryshim të qartë mes klubeve angleze dhe 6 skuadrave të tjera. Anglezët u tërhoqën të parët, pranuan se kishin bërë gabim. Duhet të kesh edhe madhështinë të thuash :unë isha gabim”. Sipas meje janë 3 grupe brenda këtyre 12 ekipesh. Janë gjashtë anglezët që u tërhoqën të parët, janë tre të tjerat (Inter, Milan, Atletiko), dhe pastaj janë tre të tjerët që ,mendojnë se toka është e sheshtë dhe Superliga ekziston akoma. Ka një ndryshim shumë të madh mes tyre”, tha Çeferin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat