Sot zhvillohet ndeshja derbi ndërmjet, Manchester United – Liverpool

Futboll

Sot zhvillohet ndeshja derbi ndërmjet, Manchester United – Liverpool

Më: 2 maj 2021 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Premierliga do të sjell një duel mjaft të fortë në kuadër të xhiros së 34-të.

Fjala bëhet për ndeshjen derbi ndërmjet Manchester United dhe Liverpool.

Në aspektin e mungesave, Manchester United ka përparësi pasi vetëm Anthony Martial dhe Phil Jones mungojnë në këtë takim.

Ndërsa për “The Reds”, mungojnë Gomez, Henderson, Matip, Origi dhe Van Dijk.

Liverpooli kërkon me çdo kusht fitore në mënyrë që të sigurojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. Në anën tjetër, “The Red Devils” mbajnë pozitën e dytë me 67 pikë dhe kërkojnë të mos lejojnë afrimin e Leicesterit dhe Chelseat.

Liverpool në pesë ndeshjet e fundit ka tre fitore dhe dy barazime, ndërsa Manchester United ka katër fitore dhe një barazim.

Ndeshja do të fillojë sot nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat