City, Mahrez kishte parashikuar gjithçka në vjeshtë: Ja çfarë i thashë skuadrës

Futboll

City, Mahrez kishte parashikuar gjithçka në vjeshtë: Ja çfarë i thashë skuadrës

Më: 8 maj 2021 Në ora: 00:42
Riyad Mahrez

Riyad Mahrez ka folur për ecurinë e Manchester City-t në Champions dhe Premier League në një intervistë të dhënë për L’Equipe.

“Goditja ime e dënimit në gjysmëfinalen e parë kundër PSG-së? Në atë moment mendova se kisha gabuar gjuajtjen, por më pas kam parë topin që ka përfunduar në rrjetë. Kemi qenë edhe me fat në atë rast”, ka thënë ylli i City-t.

Nga Champions te Premier League, me titullin pothuajse të siguruar:

“Në vjeshtë, kur rezultatet nuk ishin të mira, u kam thënë të gjithëve: ‘Do të jemi kampionë’. E dija se nuk ishim përgatitur gjatë verës dhe se ishim afër hapit të rëndësishëm. Besoj se kthesa ka ardhur pas fitores ndaj Southampton”, ka vazhduar Mahrez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat