Bayerni deklason Monchengladbach-un, kampion i ri

Futboll

Bayerni deklason Monchengladbach-un, kampion i ri

Nga: K.Goca Më: 8 maj 2021 Në ora: 20:18
Lewandowski

Bayern Munihu është kampion i ri i Gjermanisë.  Bavarezët fitojnë për herë të nëntë rresht titullin, duke treguar se nuk kanë konkurrencë në kampionatin gjerman. Skuadra nga Munihu e deklasoi me rezultat 6:0 Monchengladbach, në ndeshjen e javës së 32-të të Bundesliga I.

Robert Lewandowski tregoi formë të mirë me shokë dhe qysh në 45 minutat e parë katër herë ndëshkuan portën e rivalit.

Golat i shënuan Lewandowski (2', 34' e 66’-nga penalltia), Muller (23'), Coman (44') e Sane (85’). Në minutën e 75-të, Nianzou  i Bayernit përjashtohet me karton të kuq. 

Bayerni kryeson me 74 pikë, ndërsa Monchengladbach renditet i shtati me 46 sosh.    

Lewandowski udhëheq bindshëm listën e shënuesve me 39 gola, duke lënë pas Haalandin me 25 e An. Silva 25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat