Rrahmani dhe Hysaj standardë, Napoli deklason Udinesen 

Futboll

Rrahmani dhe Hysaj standardë, Napoli deklason Udinesen 

Nga: K.Goca Më: 11 maj 2021 Në ora: 22:37
Rrahmani dhe Hysaj standardë, Napoli deklason Udinesen 

Napoli një hap drejt kualifikimit në garat e ardhshme të Champions League.

Futbollistët napolitan si vendas e deklasuan me rezultat 5:1 Udinesen, në kuadër të javës së 36-të të Serie A.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani dhe i Shqipërisë, Elseid Hysaj, u paraqitën standardë për Napolin, duke kontribuar në fitoren bindëse. Hysaj u zëvendësua në minutën e 84-të.

Image

Për Napolin shënuan Zielinski (28'), Ruiz (31'), Lozano (56'), di Lorenzo (66'), Insigne (90+1') dhe për Udinesen Okaka (41').

Napoli ngritët në vend të dytë me 73 pikë dhe Udinese mban pozitën e 12-të me 40 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat