Laureatët e parë më të mirë të Kosovës, që u zgjodhën para 30 viteve 

Futboll

Laureatët e parë më të mirë të Kosovës, që u zgjodhën para 30 viteve 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2021 Në ora: 15:02
Genc Hoxha

Çdo kund në botë shënohet me shkronja të arta Kampionati i parë i pavarur në futboll, po ashtu edhe në Republikën e Kosovës. 

Me 13 shtator të vitit 1991, me ndeshjen Flamurtari – Prishtina 3:2 (e regjistruar zyrtarisht në FFK), hapet perdja e Kampionatit të parë të pavarur të Kosovës në futboll, duke i thënë njëherë e përgjithmonë jo garave me klube ish jugosllave dhe serbe.

Cilët ishin laureatët më të mirë për vitin 1991, që u zgjodhën nga Federata e Futbollit të Kosovës: 

Genc Hoxha është futbollisti më i mirë për vitin 1991, që atëkohë luante për Vëllaznimin nga Gjakova. 

Dhjetë futbollistët më të mirë - 1991

1. Genc Hoxha, futbollisti më i mirë - KF Vëllaznimi nga Gjakova
2. Isa Sadriu, KF Prishtina
3. Lulzim Salihu, KF Kosova (V)
4. Vlorim Preniqi, KF Elektroekonimia
5. Haki Azemi, KF Drita
6. Sabit Osmani, KF Trepça
7. Burhan Hamiti, KF Drenica
8. Nexhat Elshani, KF Suhareka
9. Afrim Lama, KF Gjakova
10. Fadil Kodraliu, KF Llapi

"Kampion shpallet: KF Prishtina me 32 pikë, 15 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje duke shënuar 50 gola dhe duke pësuar 11.

Ndërsa, në pamundësi që të zhvillohen edhe garat për
kupën e Kosovës SHPFK‑së vendos që fitues të kupës ta shpall skuadrën e renditur si e dyta në tabelën përfundimtare KF Trepça nga Mitrovica. 

Trajnerët më të mirë:
1. Miftar Miftari, Besëlidhja
2. Faruk Raka, KF Kaçaniku
3. Haki Loci, KF Besa

Gjyqtarët më të dalluar
1. Rexhep Potoku, nga Mitrovica
2. Selver Azizi, nga Gjilani
3. Shyqeri Gashi, nga Peja
4. Rexhep Gashi, nga Prishtina
Klubi më i suksesshëm: KF Prishtina
Skuadra më fair-play: KF Ferizaj, shkruan në librin e FFK-së, “Futbolli 1991-2011, 20 vjet mëvetësim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat