Top 10 lojtarët që iu është rritur dhe zvogëluar vlera në treg në vitin 2021

Futboll

Top 10 lojtarët që iu është rritur dhe zvogëluar vlera në treg në vitin 2021

Më: 16 maj 2021 Në ora: 00:05
Foto

Vlera e një lojtari mund të ndryshojë me rrjedhën e një sezoni futbollistik, varësisht nga përparimin i tyre, kontrata, mosha dhe formës që janë disa nga faktorët.

Në harkun e vetëm disa muajve, madje, vlera e tregut e një futbollisti mund të rritet ose të ulet me dhjetëra miliona euro për disa arsye.

Marca ka publikuar 10 ngritjet dhe rëniet më të mëdha në vlerën e lojtarëve në vitin 2021, me shifrat e marra në Transfermarkt.

Fituesit më të mëdhenj

Nuk ka qenë sezoni më spektakolar i Barcelonës, por rritja e Pedri ka qenë e bujshme, siç dëshmohet edhe në vlerën e tij të tregut duke u rritur nga 30 milionë euro në 70 milionë.

18-vjeçari është bërë lojtar kryesor për klubin e tij, si dhe ka fituar ftesë nga Kombëtarja e Spanjës.

Pas tij vjen Marcos Llorente, i cili ka qenë një nga faktorët kryesorë në sezonin mbresëlënës të Atletico Madridit.

Mesfushori ka pasur rritje të vlerës së tij për 25 milionë euro në muajt e fundit, ashtu si Kingsley Coman i kampionëve gjermanë Bayern Munchen.

Gjysma e dhjetë më të mirëve janë lojtarë të La Ligas, me Renato Tapia të Celta Vigo dhe dyshes së Sevilla, Jules Kounde dhe Youssef En-Nesyri.

Dy të fundit, përkatësisht vetëm 22 dhe 23 vjeç, kanë ndihmuar ekipin e tyre të mbajë hapin me tre më të mirët në La Liga.

Image

Humbësit më të mëdhenj

Lista e lojtarëve që u ka rënë vlera e tregut dominohet nga Barcelona, me pesë lojtarë të Blaugrana që janë në mesin e 10-shes.

Kontrata e skaduar e Lionel Messit dhe vitet mbi supe kanë bërë që vlera e tij të bie për 20 milionë euro.

Sezon zhgënjyes kanë pasur Clement Lenglet, Miralem Pjanic, Philippe Coutinho dhe Antoine Griezmann që po ashtu iu ka rënë vlera.

Eden Hazard  dhe Joao Felix po ashtu janë në top.

Në listë gjendet edhe Kevin de Bruyne i Manchester City, të cilit i ka rënë vlera për 20 milionë, por ende vlen 100 milionë euro.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat