Klopp ka një lajm të mirë për tifozët e Liverpoolit dhe Portugalisë

Futboll

Klopp ka një lajm të mirë për tifozët e Liverpoolit dhe Portugalisë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 17:11
Jurgen Klopp

Liverpool do të luajë dy ndeshje të ardhshme në Premierligë, të cilat do të konsiderohen si finale për trajnerin Jurgen Klopp.

Fillimisht ishte raportuar se Diogo Jota mund të humbasë sezonin, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Madje,thuhet se ai mund të jetë i gatshëm për disa minuta në ndeshjen ndaj Crystal Palace në fundjavë.

“Diogo, pas skanimit të fundit ne pamë se ai është më mirë dhe ekziston një shpresë e vogël se ai mund të luajë ndaj Crystal Palace.

Trajneri gjerman ka thënë se ky është lajm i mirë për Portugalinë, pasi ai pritet të jetë i gatshëm për Kampionatin Evropian.

“Oxlade Chamberlain është i gatshëm për lojë, mirëpo Naby Keita nuk ishte pejsë e trajnimit dhe nuk e dimë nëse do të jetë i gatshëm”.

Burnley dhe Crystal Palace do të jenë kundërshtarët e radhës për The Reds, në qoftë se Liverpool fiton të dyja atëherë mund të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat