Romelu Lukaku shpallet lojtari më i mirë i Seria A për edicionin 2020/21

Futboll

Romelu Lukaku shpallet lojtari më i mirë i Seria A për edicionin 2020/21

Më: 31 maj 2021 Në ora: 18:47
Romelu Lukaku

Seria A ka shpallur edhe lojtarin më të mirë për edicionin 2020/21.

Çmimin e ka fituar ylli i Interit, Romelu Lukaku që kaloi një tjetër edicion të shkëlqyer.

Belgu ishte ndër meritorët që i ndihmoi “Neurazzurëve” të fitojnë Seria A pas plotë 11 viteve.

Lukaku pos kësaj edhe me statistika ishte në top formë me 24 gola dhe 11 asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat