Argjentina nga epërsia 0:2 barazoi, Brazili fiton

Futboll

Argjentina nga epërsia 0:2 barazoi, Brazili fiton

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 11:22
Argjentina nga epërsia 0:2 barazoi, Brazili fiton

Kombëtarja e Argjentinës bëri edhe një hap prapa në rrugën drejt Botërorit “Katar 2022”, pasi që në transfertë, kundër Kolumbisë u ndal me barazim 2:2. “Gauçosët” pas 8 minuta lojë kishin epërsi 2-0 me golat e Kristian Romeros dhe Paradesit.

Mirëpo gjërat u ndryshuan në pjesën e dytë edhe pse Argjentina tregoi lojë të mirë.

Në minutën e 51-të, Muriel zbuti epërsinë në 2-1, ndërsa në minutën e katërt të kohës shtesë, Borha arriti që të sigurojë një pikë për vendasit.

Në përballjet e tjera, Brazili me 2-0 mundi Paraguain, falë golave nga Nejmar dhe Paketa. Ndërkohë Uruguai u ndal në barazim pa gola ndaj Vezenzuelës, ndërsa pa fitues u mbyll edhe takimi mes Kilit dhe Bolivisë (1-1).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat