Gjimshiti tanimë shihet si një nga mbrojtësit më të mirë

Futboll

Gjimshiti tanimë shihet si një nga mbrojtësit më të mirë

Më: 19 qershor 2021 Në ora: 22:11
Gjimshiti tanimë shihet si një nga mbrojtësit më të mirë

Berat Gjimshiti tanimë shihet si një nga mbrojtësit më të spikatur të kampionatit italian dhe vlera e tij në treg është rritur ndjeshëm. Kjo është padyshim rrjedhojë e disa kampionateve radhazi të përjetuara si protagonist, duke u kthyer në një titullar në radhët e skuadrës së Atalantës.

Ndaj nuk është aspak çudi që në klub e cilësojnë si të pashitshëm futbollistin shqiptar. Sipas “Corriere Di Bergamo”, klubi ka bërë gati listën e atyre që mund të largohen kundrejt ofertave të ndryshme dhe atyre që cilësohen të pashitshëm.

Gjimshiti bën pjesë në këtë grup të dytë, pasi Atalanta nuk do të heqë dorë nga një lojtar me kosto të ulët, për të cilin për më tepër nuk kanë shpenzuar asgjë kur e afruan në janarin e vitit 2016 kur ishte futbollist i lirë pas largimit nga Zyrihu.

Gjatë vitit të kaluar, klub i ka rinovuar kontratën futbollistit dhe ka rregulluar parametrat financiarë të saj, pasi lojtari ishte ndër ata që paguheshin më pak, edhe pse ishte më i rregullti mes atyre që kanë zbritur në fushën e lojës në dy sezonet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat