Xhaka u reagon kritikëve ndaj tij dhe Shaqirit: Të vërtetën e themi në fushë

Futboll

Xhaka u reagon kritikëve ndaj tij dhe Shaqirit: Të vërtetën e themi në fushë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 23:56
Granit Xhaka

Kapiteni i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka iu ka reaguar kritikëve pas fitores shpresëdhënëse të Zvicrës 3:1 kundër Turqisë në ndeshjen e fundit grupore në Euro 2020.

Ai përmes facebook-ut, la një mesazh duke u thënë se “të vërtetën e themi në fushë”.

Xhaka, i cili është duke e udhëhequr Zvicrën si kapiten në këtë turne, ishte në qendër të kritikave bashkë me Xherdan Shaqirin dhe bashkëlojtarët e tjetër nga mediat zvicerane pas barazimit me Uellsin në ndeshjen hapëse dhe humbjes ndaj Italisë në ndeshjen e dytë.

Por, që kësaj radhe ekipi i Zvicrrës fitoi në këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat