Jose Mourinho: Portugalia po luan me 10 lojtarë

Futboll

Jose Mourinho: Portugalia po luan me 10 lojtarë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 10:04
Jose Mourinho

Jose Mourinho e ka kritikuar mesfushorin e Portugalisë, Bruno Fernandes, për paraqitjet e tij në Euro 2020, duke thënë se ai ka zënë hapësirë në fushë duke mos luajtur.

Trajneri i Romës e lartësoi mesfushorin e Manchester Unitedit si lojtar me potencial të jashtëzakonshëm, të cilat, thotë ai, nuk po i shfaq në evropian siç e bënë me klubin, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Mourinho shpreson se Fernandes do të shfaqet të mërkurën kundër Francës në ndeshjen e fundit të Portugalisë në fazën grupore.

“Portugalia mund ta mposhtë çdokënd nëse luan në nivelin e saj më të lartë”, tha Mourinho për TalkSPORT.

“Por ne duhet të luajmë me 11 lojtarë, në këto dy ndeshje Bruno Fernandes ishte në fushë por nuk luante”, shtoi ai.

“Shpresoj se ai do të shfaqet kundër Francës, sepse ai është lojtar me potencial të jashtëzakonshëm. Ai mund të pasojë, mund të shënojë. Mund të fitojë penallti. Por në këtu dy ndeshje, por realiteti është se në këtu dy ndeshje ai nuk ishte aty”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat