Shkëndija do të luajë në Champions League me një kapacitet prej 3,782 ulësesh

Futboll

Shkëndija do të luajë në Champions League me një kapacitet prej 3,782 ulësesh

Nga: K.G. Më: 23 qershor 2021 Në ora: 14:35
Shkëndija do të luajë në Champions League me një kapacitet prej 3,782 ulësesh

Stadiumi ‘Fazanerija’ nga Murska Sobota në Slloveni, do të presë ndeshjen e kthimit midis kampionit të Maqedonisë së Veriut Shkendija nga Tetova dhe Murës nga Sllovenia, në raundin e parë kualifikues të Champions League.

Është një stadium interesant, me kapacitet prej vetëm 3,782 ulësesh. Ndodhet në Murska Sobota, në pjesën verilindore të Sllovenisë.

Ky stadium është një "bazë" e Dinamos së Zagrebit kur përgatitet në Slloveni.

Kryesisht skuadrat që nuk kanë stadiume ose me një kapacitet më të vogël, luajnë në një qytet tjetër siç është rasti i Shkëndijës që do të luajë në Arenën Kombëtare në Shkup. 

Sidoqoftë, "Fazanerija" plotëson kushtet, të paktën për raundin e 1-rë kualifikues. Ende nuk dihet nëse do të ketë shikues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat