Ndahet me Llapin! Musa: Për arsye të mospërmbushjes së disa pikave të kontratës 

Futboll

Ndahet me Llapin! Musa: Për arsye të mospërmbushjes së disa pikave të kontratës 

Nga: K.G. Më: 23 qershor 2021 Në ora: 14:41
Ndahet me Llapin! Musa: Për arsye të mospërmbushjes së disa pikave të kontratës 

Futbollisti Granit Musa largohet nga skuadra e Llapit nga Podujeva. Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti përmes rrjeteve sociale.
“Nuk jam më pjesë e klubit futbollistik Llapi. 

Sot për arsye të mospërmbushjes së disa pikave të kontratës profesionale nga ana e KF Llapi, kam kërkuar shkëputjen e saj. 

Mirënjohës dhe falënderues do të ju jem çdo herë qytetit të Podujevës. 

Dua t'i falënderoj bashkëlojtarët me të cilët kam kaluar momente shumë të mira, bashkëlojtarëve iu uroj suksese në vazhdim ndërsa për të ardhmen time do të vendosi në ditët në vazhdim”, njofton Musa..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat