Henry vazhdon të tregojë se është një njeri i madh

Futboll

Henry vazhdon të tregojë se është një njeri i madh

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:23
Henry vazhdon të tregojë se është një njeri i madh

Tieri Henry vazhdon të tregojë se është një njeri i madh edhe jashtë fushës së lojës.

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Francës ka dhuruar të gjithë pagën që ka marrë si zëvendës trajner i Belgjikës në Europian për bamirësi.

Këtë gjë francezi ka bërë edhe në vitet e mëparshme kur u ul në stolin e belgëve.

Një gjest që nuk ka shpëtuar pa u lavdëruar nga mediat nëpër botë që treguan mirënjohje për ish-lojtarin, i cili vazhdon të ruajë reputacionin e tij pozitiv në botën e futbollit dhe pse ka varur këpucët në gozhdë

Kujtojmë që Belgjika e tij u eliminua në çerekfinale nga Italia në një ndeshje dramatike, “Axurrët” u treguan më dinakë duke larguar nga turneu një nga pretendentët për trofeun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat