Vdes talenti i futbollit të Kosovës, reagon Gjakova

Futboll

Vdes talenti i futbollit të Kosovës, reagon Gjakova

Nga: K.G. Më: 16 korrik 2021 Në ora: 13:26
Vdes talenti i futbollit të Kosovës, reagon Gjakova

Klubi futbollit Gjakova është tronditur me rastin e vdekjes së futbollistit të talentuar Denis Bakalli.

“Njoftojmë të gjithë dashamirët e klubit dhe futbollistët e të gjitha gjeneratave se sot humbi jetën tragjikisht në moshën 17 - vjeçare futbollisti ynë DENIS BAKALLI.

I cili ishte shembull për të tjerët si djalosh i diciplinuar por edhe futbollist shumë i talentuar i Kf.Gjakova.

Ne sot po e priseshim ardhjen e tij në Turneun qe po mbahet në Durrës  që t’ju bashkangjitej kolegëve të tij të klubit, 

Por neve na erdhë lajmi i trishtimit për ndarjen e hershme të DENISIT ku tragjikisht humbi jetën dhe shprehim ngushëllimet me te sinqerta familjes Bakalli për humbjen e djalit tyre dhe fitoren e sodit djelmoshat Gjakovar ja kushtuan pikërisht DENISIT i cili mbante nr. e fanelës 22 ... 

Ne si kryesi dhe staf dhe te gjitha grupmoshat e klubit ngushllojmë  familjen BAKALLI.”, njofton KF Gjakova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat