Liverpool gati rinovimin me një nga më të mirët

Futboll

Liverpool gati rinovimin me një nga më të mirët

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 09:25
Alisson

Kontrata aktuale e Alisson me Liverpool përfundon në verën e vitit 2024, por palët duan ta zgjasin që tani për të siguruar të ardhmen së bashku.

Portieri është një nga më të mirët në botë dhe The Reds nuk duan ta rrezikojnë, kështu kanë nisur negociatat e rinovimit të kontratës së re, që do përfundojë në vitin 2026.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se ka marrëveshje për detajet kryesore dhe brenda pak javësh pritet të përcaktohet gjithçka mbi të gjitha klauzolat e kontratës së re.

Alisson erdhi nga Roma në verën e vitit 2018 për 63 milionë euro, duke u bërë një nga portierët më të shtrenjtë të historisë dhe shpërbleu gjithë paratë e derdhura me kontributin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat