Arsenali i gatshëm të ofrojë çmimin që Chelsea e kërkon për Abrahamin

Futboll

Arsenali i gatshëm të ofrojë çmimin që Chelsea e kërkon për Abrahamin

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 17:01
Tammy Abrahami

Arsenali po tenton transferimin e Tammy Abrahamit nga Chelsea në këtë afat kalimtar veror.

Thomas Tuchel nuk llogaritë më në sulmuesin anglez dhe i ka bërë të ditur se është i lirë të kërkojë klub tjetër.

Sipas asaj që raporton Daily Express, Abraham nuk dëshiron të qëndrojë më në bankën rezervë dhe po kërkon aventurë të re.

Arsenali po e monitoron nga afër situatën e lojtarit dhe është i gatshëm që të ofrojë shumën që kërkon Chelsea.

The Blues besohet se duan afro 20 milionë euro për kartonin e anglezit dhe The Gunners nuk e kanë problem ta paguajnë këtë shumë.

Në garë për transferimin e Abraham është edhe Tottenhami e West Hamit, e Chelsea kërkon vetëm shumën e parave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat