Rikthehet pas 6 vitesh

Futboll

Rikthehet pas 6 vitesh

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:03
Rikthehet pas 6 vitesh

Pas 6 vitesh mungesë, mbrëmjen e sotme do të rikthehet në skenë trofeu “Luixhi Berluskoni”.

Nga viti 1991 e deri më 2015-ën kjo sfidë në nder të babait të Silvio Berkluskonit ishte antipasta e luksit përpara startit të çdo sezoni të Serisë A, por pasi shitën Milanin dhe tashmë kanë vendosur që të blejnë Monzën, me të cilën do të tentojnë të njëjtin udhëtim si me “Djallin”, ish-kryeministri italian ka vendosur që të rikthejë sërish duelin kundër Juventusit, ndonëse në të kaluarën të ftuar të tjerë kanë qenë edhe Interi, Reali i Madridit, Bajerni i Mynihut dhe San Lorenco.

Prandaj, mbrëmjen e sotme, në orën 21:00, në stadiumin “U-Power” të Monzës, skuadra e Xhovani Stropës do të luajë kundër bardhezinjve të të rikthyerit Masimiliano Alegri.

Ky do të jetë një ritakim shumë i bukur duke kujtuar se Konti Maks e ka luajtur 3 herë këtë trofe, por si trajner i Milanit, duke fituar vetëm një herë (në 2011-ën me rezultatin 2-1), por në 2010-ën dhe 2012-ën e pa veten të mundur pikërisht përballë Juventusit, skuadra që tashmë ai drejton.

Kujtojmë që rregullorja e këtij trofe nënvizon se në rast barazimi pas kohës së rregullt do të shkohet direkt te goditja e penalltive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat