​Tjetër lajm trishtues për Barcelonën, Aguero do të mungojë për 10 javë

Futboll

​Tjetër lajm trishtues për Barcelonën, Aguero do të mungojë për 10 javë

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Barcelona ka zbuluar se Sergio Aguero do të mungojë për rreth 10 javë pasi pësoi një dëmtim të muskulit që do të vonojë fillimin e aventurës së tij të bre në “ Camp Nou”.

Reprezentuesi argjentinas erdhi në fillim të verës si lojtar i lirë pasi i erdhi fundi kontratës së tij me Manchester Cityn, përcjellë KosovaPress.

Ai ende nuk është regjistruar zyrtarisht për shkak të vështirësive financiare në Kataloni, si pasojë e të cilave u largua edhe Lionel Messi.

Kjo do të paraqes një tjetër problem për trajnerin Ronald Koeman i cili nuk do të mund të llogorisë në shërbimet e një prej sulmuesve më të mirë që ka tani në dispozicion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat