Ancelotti ka marrë përsipër t’i rikthejë sërish në nivelet më të larta...

Futboll

Ancelotti ka marrë përsipër t’i rikthejë sërish në nivelet më të larta...

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 11:12
Ancelotti ka marrë përsipër t’i rikthejë sërish në nivelet më të larta...

Futbolli spanjoll mbetet në ekranin e Digitalb edhe për 5 vitet e ardhshme dhe pasi ngriti siparin mbrëmjen e djeshme me sfidën Valencia-Getafe, mbrëmjen e sotme do të ndizet me një tjetër sfidë mjaft interesante.

Kështu në orën 22:00 do të bëjë debutimin zyrtar sezonal edhe Reali i Madridit, që vjen me jo pak ndryshime, pasi ia ka besuar pankinën italianit Carlo Ancelotti, i cili vjen për herë të dytë në stolin e Los Blancos, por me objektiva të njëjtë, të fitojë sa më shumë.

Madrilenët do të udhëtojnë në transfertë ndaj Alavesit, teksa debutimi i tyre pritet me mjaft interes, pasi mungojnë dyshja titullare Ramos-Varane, të cilët janë larguar dhe mbetet të shihet si do ta zëvendësojnë mungesën e tyre Alaba me brazilianin Eder Militao.

Po me kaq interes pritet edhe performanca e dy emrave si Gareth Bale e Eden Hazard, të cilët nuk kanë lënë gjurmë te Reali vitet e fundit, por Ancelotti ka marrë përsipër t’i rikthejë sërish në nivelet më të larta.

Nga ana tjetër përballë mbetet ai Alaves modest, që sezonin e kaluar luftoi deri në javën e fundit për të siguruar mbijetesën dhe këtë mision do të ketë edhe gjatë sezonit aktual, ndaj transferta e madrilenëve shihet si lehtësisht e kalueshme, të paktën në letër.

Sfida mes Alavesit e Realit të Madridit do të startojë në orën 22:00 në ekranin e SuperSport 2, ashtu si të gjithë ndeshjet e kampionatit spanjoll deri në verën e 2026-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat