Costacurta: Messi mori 850 milionë euro nga Barça, të luante falas 2 sezone

Futboll

Costacurta: Messi mori 850 milionë euro nga Barça, të luante falas 2 sezone

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 07:11
Alessandro Costacurta

Ish-lojtari i Milanit, Alessandro Costacurta ka folur për lëvizjen më të madhe të kësaj merkato vere, atë të Leo Messit.

Ai thotë se nuk i kupton lotët e argjentinasit në konferencën e lamtumirës, duke thënë më tej, se i mori Barcelonës 850 milion euro gjatë karrierës dhe mund të luante falas për dy sezone, diçka që do e lehtësonte klubin në këtë krizë financiare.

“Ajo që ndodhi me Messin ishte zhgënjimi më i madh i verës. Unë nuk i kuptoj lotët e tij.

Gjatë gjithë karrierës së tij i ka marrë Barcelonës 850 milionë euro gjatë gjithë karrierës së tij. Mund të luante falas për 2 sezone”, tha Costacurta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat