Hysaj e Muriqi fitojnë duelin ndaj Ismajlit e Bajramit në Serie A 

Futboll

Hysaj e Muriqi fitojnë duelin ndaj Ismajlit e Bajramit në Serie A 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2021 Në ora: 22:35
Hysaj e Muriqi fitojnë duelin ndaj Ismajlit e Bajramit në Serie A 

Elseid Hysaj me ekipin e ri, Lazio, e filluan ashtu si iu ka hije edicionin e ri në Serie A. 

Lazio triumfon si mysafirë me rezultat 3:1 ndaj Empolit.

Futbollistët Hysaj e Vedat Muriqi fitojnë përballjen me Ardian Ismajlin e Nedim Bajramin në Serie A. 

Hysaj u paraqit standard, Muriqi nga minuta e 82-të dhe Ismajli e Bajrami luajtën tërë takimin për Empolin. 

Për Lazion shënuan Milinkoviq-Saviq (6'), Lazzari (31'), Immobile (41') dhe për Empolin Bandinelli (4'). 

Empoli edhe pse të parët shënuan nuk i rezistuan lojës së fortë të mysafirëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat