Tri gra dhe 12 fëmijë, ja kush fshihet pas klubit të madh

Futboll

Tri gra dhe 12 fëmijë, ja kush fshihet pas klubit të madh

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 11:42
Tri gra dhe 12 fëmijë, ja kush fshihet pas klubit të madh

Tamim Bin Hamad Al Tani dhe Florentino Perez janë dy njerëzit më të rëndësishëm në operacionin Mbape. I pari është pronari i PSG-së, i cili kërkon ta mbajë me çdo kusht yllin francez, edhe pse ka vitin e fundit të kontratës.

Është viti i Botërorit të Katarit dhe ai kërkon ta ketë si personazh kryesor. I dyti është Florentino Perez që kërkon të bëjë një transferim të madh për tifozët, me shpresën që Kilië do të bëhet mbreti i futbollit botëror.

Për këtë arsye, Reali i Madridit duhet të bindë emirin e Katarit, i cili duhet të flasë në mënyrë direkte me presidentin e Realit të Madridit. Nuk ka nevojë për ndërmjetës dhe menaxherë, sepse Kilië Mbape është çështje shteti për Tamim Bin Hamad Al Tanin.

Emir i Katarit që nga vitit 2013, në moshën 41- vjeçare, ai është një negociues i vështirë. Diçka e tillë e ka treguar që kur ka marrë pronësinë e klubit të PSG-së.

Askush nuk e ka shqetësuar ekipin dhe Naser Al Khelaifi ka zbatuar urdhrat e shefit të tij. PSG-ja ka fituar të gjitha “luftërat” në të cilat është futur në dekadën e fundit. Transferimi i Nejmarit për 222 milionë euro është më i shtrenjti i historisë. Më vonë transferuan Mbapenë për 180 milionë dhe tani Lionel Mesin dhe Serxho Ramosin.

Sporti ka qenë gjithmonë një nga prioritetet e Tamim Bin Hamad Al Tanit, që në vitin 2005 krijoi “Qatar Sports Investments”, i cili do të organizojë edhe Botërorin e vitit 2022.

Emiri i Katarit është djali i katërt i Hamad bind Khalifas dhe koka e një shteti që qeveriset nga monarkia absolute dhe autoritetin e ka vetëm një person, pasi nuk ekzistojnë partitë politike.

Personi për të cilin po flasim ka tri bashkëshorte dhe 12 fëmijë. Florentino Perez duhet të flasë me të për të transferuar Kilië Mbapenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat