Kontaktet mes dy klubeve kanë kohë që kanë nisur

Futboll

Kontaktet mes dy klubeve kanë kohë që kanë nisur

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 11:57
Kontaktet mes dy klubeve kanë kohë që kanë nisur

Një vit më parë, transferimi i mesfushorit brazilian Willian nga Chelsea tek Arsenal u prit me shumë bujë.

Gjithsesi, impakti i 33-vjeçarit me “topçinjtë” nuk ishte ai që pritej, duke qëndruar më së shumti në stol.

Sot, mediat britanike konfirmojnë se Willian mund të largohet brenda gushtit nga Londra, për t’u rikthyer në vendlindje. Për Willian ka ardhur një ofertë nga skuadra braziliane e Corinthias, aty ku mesfushori ka nisur karrierën e tij.

Kontaktet mes dy klubeve kanë kohë që kanë nisur dhe pritet që çështja të zgjidhet brenda pak ditësh.

Ky transferimin do t’i kursente mjaft miliona euro Arsenal, për një lojtar që nuk ka luajtur shumë në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat