Lorik Aliu: Salihu do të ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve

Futboll

Lorik Aliu: Salihu do të ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve

Nga: K.G. Më: 27 gusht 2021 Në ora: 21:54
Lorik Aliu: Salihu do të ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve

Ish futbollisti Lorik Aliu ka bërë punë jashtëzakonisht të madhe, duke ndërmjetësuar mes futbollistit Gentrit Salihu dhe skuadrës së famshme portugeze, Porto.

Ndërmjetësimi përfundoi me sukses, Salihu firmosi për Porton U-19. 

Aliu, ish-reprezentuesi dhe kapiteni i U-17 dhe U-19 i Shqipërisë, finalizoi me sukses kalimin e mesfushorit Salihu në radhët e Portos, e cila në vitin 2004 u stolis me titullin e kampionit të Evropës.   

Aliu shprehet krenar që realizoi misionin e tij me sukses, duke i uruar Salihut suksese në mjedisin e ri. 

“Është zyrtarizuar marrëveshja e huazimit me të drejtë blerje e futbollistit Gentrit Salihu nga Besa e Pejës në Porto (U-19). Ndihem i privilegjuar që mora pjesë në ndërmjetësimin e këtij transferi, duke iu falënderuar agjencisë në të cilën unë punoj - ALF Sports.

Gentriti këtë sezon do të ketë mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve për të rinj, pasi që Porto është rreshtuar në grup me Liverpool-in, Atletico Madridin dhe AC Milan.

Ne si agjenci, i dëshirojmë fat dhe shumë suksese futbollistit në fjalë duke shpresuar se kjo lëvizje do ti hap rrugë drejtë arritjes së niveleve më të larta të futbollit profesional”, ka shkruar Aliu. Duhet theksuar, se Salihu së fundit është paraqitur në petkun e Besës nga Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat