Mesias: Do të flas në fushë dhe do të ndez tifozerinë

Futboll

Mesias: Do të flas në fushë dhe do të ndez tifozerinë

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 21:42
Mesias: Do të flas në fushë dhe do të ndez tifozerinë

Zhunior Messias do të fitojë 1 mln euro këtë sezon në huazim me të drejtë blerje te Milani, por objektivi I tij është të konfirmojë veten dhe “kuqezinjtë” të paguajnë Krotonen në fund të sezonit për një operacion në total gati 9 mln euro.

“Ndodhëm në majën e jetës tani dhe karrierës. Luaj për Milanin dhe nuk do të kursehen, pasi fjala kyçe e imja është punë dhe vetëm punë.

E di që tifozët prisnin një emër tjetër pas rikthimit në Ligën e Kampionëve, por do të flas në fushë dhe në “San Siro”, aty ku shpresoj ta ndez tifozerinë. Ibra është idhull, mjafton ta shohësh në stërvitje.

Kam ardhur këtu 30 vjeç sepse kështu ishte e shkruar për mua. Mund të vija edhe 20, por me një kokë tjetër, jo ashtu si jam tani.

E shkuara më përket, por e ardhmja duhet fituar dhe do të mundohem ta bëj me çdo kusht,” tha mes tjerash Mesias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat