Portieri i Spanjës: Ne e dinim se çfarë do të gjenim në Kosovë

Futboll

Portieri i Spanjës: Ne e dinim se çfarë do të gjenim në Kosovë

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 11:41
Portieri i Spanjës: Ne e dinim se çfarë do të gjenim në Kosovë

Portieri i Spanjës, Unai Simon ka thënë se ndeshja ndaj Kosovës në Prishtinë, ishte më e vështira për përfaqësuesen spanjolle.

Ai ka thënë se Kosova ka merituar të ketë më shumë fat.

Spanja e fitoi ndeshjen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultatin 2:0.

“Ne e dinim se çfarë do të gjenim dhe ajo doli. Ishte ndeshja më e vështirë në fazën kualifikuese.

Është një ekip me shumë personalitet që ka merituar fat më të mirë në këtë fazë kualifikuese”, ka thënë Simon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat