Ancelotti: Është e rëndësishme të komunikosh me lojtarët kur merr vendime

Futboll

Ancelotti: Është e rëndësishme të komunikosh me lojtarët kur merr vendime

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 12:17
Ancelotti: Është e rëndësishme të komunikosh me lojtarët kur merr vendime

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, është shumë i kënaqur me formën e Eduardo Camavinga.

Ish-lojtari i Rennes ka arritur të lërë shenjë në vetëm dy javët e para të karrierës së tij te Real Madrid.

“Më ka befasuar”, ka thënë Ancelotti. “Të gjithë i njihnim cilësitë e tij teknike dhe fizike.

Gjithashtu, ai ka treguar personalitet dhe karakter në fushën e lojës, gjë për të cilën nuk dinim shumë. Ka një personalitet të fortë”.

Në lidhje me marrëdhëniet me lojtarët:

“Është e rëndësishme të komunikosh me lojtarët kur merr vendime. Ndonjëherë nxjerr një lojtar në nxehje për 35 minuta dhe më pas nuk e aktivizion sepse ndryshon plani i lojës. Lojtarët duhet të jenë të durueshëm me vendimet e mia, sepse unë i marr për të mirën e skuadrës, jo për atë të një individi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat