“Thumbat” e Mourinho për derbin vazhdojnë: Dominuam ndaj një skuadre të vogël!

Futboll

“Thumbat” e Mourinho për derbin vazhdojnë: Dominuam ndaj një skuadre të vogël!

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 10:56
Jose Mourinho

Jose Mourinho i është gëzuar fitores së arritur në Conference League kundër Zorya Luhansk. Italianët kryesojnë grupin e tyre me 6 pikë në  2 ndeshje, por ende nuk e kanë harruar humbjen në derbi kundër Lazios.

Trajneri Jose Mourinho foli për “Sky Sport Italia” dhe nuk komentoi vetëm triumfin ndaj ukrainasve. Një “thumb” për Lazion, që më pas nuk ka marrë përgjigje nga Maurizio Sarri.

“Rezultati është ai që më pëlqeu më shumë. Para disa ditësh dominuam përballë një skuadre që dukej e vogël dhe humbëm ndeshjen, ndërsa sot fituam.

Kemi 6 pikë dhe tashmë mungojnë 5 ose 6 pikë të tjera për t’u kualifikuar në turin tjetër të turneut”, shprehet Mourinho, që e shikon si të rëndësishme këtë fitore që jep mundësinë të bëjë rotacion lirisht në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat