Ancelotti: Kjo është skuadra që nuk do ta drejtoj kurrë...

Futboll

Ancelotti: Kjo është skuadra që nuk do ta drejtoj kurrë...

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 12:29
Ancelotti: Kjo është skuadra që nuk do ta drejtoj kurrë...

Në prag të transfertës kundër Espanyol, Carlo Ancelotti është kthyer të flasë për humbjen e pësuar nga Real Madrid kundër Sheriff Tiraspol në Champions League.

“Vlerësimi i ndeshjes ka qenë i qartë dhe skuadra ka qenë dakord me mua. Duhej të kishim luajtur më mirë në sulm. Nuk më zë më gjumi duke menduar për atë që ka ndodhur”, ka thënë trajneri italian.

“Kritikat? Mund të jenë të drejta ose të padrejta, por duhet t’i pranosh. Pozicioni im është fantastik dhe jam me fat që jam këtu, më mirë të kritikohesh te Real Madrid sesa diku tjetër. Sepse kritikohen të gjithë trajnerët, edhe ata të kategorisë së tretë”.

Më pas ka ardhur një batutë mbi një të ardhme të mundshme te rivalët historikë të Real Madrid-it, Barcelona:

“Unë te Barcelona? Me gjithë respektin, nuk do ta drejtoja kurrë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat